AKTUALITET /

VIDEO/ Të shoqëruar nga policia, Gjyli dhe Elezi mbërrijnë në GJKKO për masën e sigurisë

Sot zhvillohet seanca e marrjes në pyetje dhe e konfirmimit të masave të sigurisë "arrest me burg" ndaj Gjylit, Elezit dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Të shoqëruar nga policia, Gjyli dhe Elezi mbërrijnë
Momenti kur Gjyli dhe Elezi mbërrijnë në GJKKO

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli dhe drejtori i KESH-it, Erald Elezi kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme ku do të njihen me masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ që u caktua ndaj tyre disa ditë më parë.

Të dy shihen të shoqëruar nga disa efektivë të policisë. Ndaj tyre rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” sa i takon tunelit të Llogarasë dhe tenderit të Unazës së Madhe. Elezi ka mbajtur postin e drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve në ARRSH gjatë kohës kur dyshohet të ketë kryer veprën penale.



Në GJKKO do të paraqitet sot edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ndaj së cilës GJKKO pritet të konfirmojë masat e pezullimit nga detyra dhe të ndalimit të daljes jashtë vendit. Versus.al

 

 

Poll