Një shpërthim tritoli mëngjesin e sotëm ka tronditur banorët e një pallati në Pogradec.
Njëri prej tyre ka treguar detaje tronditëse pas shpërthimit të lëndës plasëse duke u shprehur se u duk sikur u shemb pallati.
‘Ishte ora 2 e pesë se u ngrita për në tualet. Ishte një shpërthim i fuqishëm. Ne thamë ra pallati. Mirëpo në atë kohë kur dola në dritaren e banjos pashë ty të zi dhe pastrueset. Ato e hengrën copat e tullave se qëlluan aty që pastronin. Ajo ishte e tmershme pasi ulëritën ato. Kaq pashë unë. Erdhi zjarrfikësja, tmerr. Obobo unë thashë se na erdhi Rusia.' është shprehur banori.
Sipas policisë, lënda plasëse ka shpërthyer në sheshpushimin mes katit të parë dhe atij të dytë rreth orës 02:30 pranë banesës së një personi të identifikuar si Meardi Berberi.







