AKTUALITET /

Vijnë për pushime, por ndodh gjëma / Plagosen rëndë 3 fëmijë e një franceze, aksident i trefishtë në Tepelenë

Shkak i aksidentit dyshohet makina e drejtuar nga një shtetas polak. Nga informacionet e para mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.

Shkruar nga Versus

Vijnë për pushime, por ndodh gjëma / Plagosen rëndë 3

Një aksident i rëndë u rregjistua pasditen e kësaj të premte në fshatin Kodër të Tepelenës, ku në përplasje janë përfshirë tre automjete.

Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca.

Shkak dyshohet lagështia në rrugë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Vijnë për pushime, por ndodh gjëma / Plagosen rëndë 3

Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca. Shkak dyshohet shtetasi polak ka humbur drejtimin e mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, dhe është përplasur me dy mjetet e tjera.

Sakaq, nga informacionet e para mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.

Poll