AKTUALITET /

Viktimë e tritolit për motrat Nikolli, del FOTO e 29 vjeçarit që vdiq sot pas dy muajsh ‘luftë’ për jetën

I vetmi "faj" i të riut ishte që ndodhej në banesën e tij në momentin e shpërthimit.

Shkruar nga Versus
Viktimë e tritolit për motrat Nikolli, del FOTO e 29 vjeçarit
I ndjeri, Enea Themollari

Ky është Enea Themollari, 29 vjeçari i cili ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në reanimacionin e Traumës ku ndodhej i shtruar prej 14 korrikut të këtij viti pasi mbeti i plagosur rëndë nga tritoli që shpërtheu në banesën e motrave Nikolli.

Themollari ndodhej pranë derës së apartamentit të tij në lagjen ‘Haxhias’ të Elbasanit kur shpërtheu një lëndë plasëse e vendosur pranë fqinjeve të tij Alda dhe Xhovana Nikolli. Shpërthimi ishte aq i fortë sa i shkaktoi dëmtime të shumta në kokë të riut.

Për pasojë mbeti viktimë e një ngjarje në të cilën nuk kishte asnjë lidhje dhe që dyshohet të jetë porositur nga Nuredin Dumani si hakmarrje ndaj motrave Nikolla. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: