Ditën e sotme nis viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në bankat e auditorëve duke nisur një kapitull të ri në jetën e tyre për përmbylljes së arsimit të mesëm.
Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu uroi studentët e rinj dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri akademik.
“Suksese mbi 20 mijë studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim drejt dijes dhe formimit të së ardhmes së tyre, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”- shkruan Manastirliu në postimin e saj në facebook.
Ndërkohë që ky vit ashtu si edhe vitet e tjera, ka sjellë rënie në numrin e studentëve nëpër universitete. Kjo për shkak se shumë prej atyre të cilët përfundojnë arsimin e mesëm, zgjedhin të studiojnë jashtë vendit.
Programet më të kërkuara kanë qenë ato të IT-së dhe mjekësisë në të cilat kuotat u plotësuan që në raudin e parë të regjistrimeve.
Degët me më së paku regjistrime, janë ato të gjuhëve të huaja, por edhe programet e lëndëve ekzakte dhe ato të mësuesisë. Ndërkohë, maturantët të cilët kanë aplikuar në raundin e dytë të regjistrimeve, kanë si afat të fundit ditën e sotme për të kryer regjistrimin në degët ku mund të jenë shpallur fitues. Versus.al








