AKTUALITET /

Vodhën mbi 70 mln lekë në bizneset ku punonin, arrestohen 2 persona në Tiranë

Shkruar nga Versus

Vodhën mbi 70 mln lekë në bizneset ku punonin, arrestohen 2

Dy persona janë arrestuar së fundmi në Tiranë për vjedhje me pasoja të rënda. Në pranga ka rënë 28 vjeçari L.B i cili përgjatë 6 muajve në kompaninë ku punonte dyshohet se ka vjedhur 3 milionë lekë të reja duke shitur ekspresët e kafesë në kompaninë ku punonte si shofer.

Ndërsa në një tjetër operacion, policia ka arrestuar një punonjëse të një supermarket e cila dyshohet se kishte vjedhur 40 mijë paund të lëna përkohësisht në kasetën e depozitimit nga një punonjës i këmbimit valutor.

Shuma e paundëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa prokuroria e Tiranës po vijon me procedimin e materialeve për dy rastet e ndryshme. Versus.al

Poll