AKTUALITET /

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek: Dyshohet për vrasje me pagesë, i njëjti autor ekzekutoi edhe Artur Bashimin

Shkruar nga Versus

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek: Dyshohet për vrasje me

Policia greke dyshon se vrasja e 49-vjeçarit Jani Aliaj në burgun e sigurisë së lartë të Koridhalos është kryer me pagesë.

Autori i dyshuar është një 28-vjeçar grek, i njohur si vrasës me pagesë, i përfshirë edhe në një tjetër ekzekutim të bujshëm.

Sipas autoriteteve greke, i njëjti person më 18 gusht 2025 ka ekzekutuar me armë zjarri 47-vjeçarin nga Gjirokastra, Artur Bashimi, në zonën Agio Panteleimona në Athinë.

Bashimi, ish-i dënuar për vjedhje, dyshohet se u vra për motive hakmarrjeje lidhur me aktivitetin kriminal të vëllait të tij, Marsel Bashimi.

Ky i fundit, së bashku me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, të dy të shpallur në kërkim në Shqipëri për vrasjen e Komisar Artan Cukut, rezulton i përfshirë në ngjarje kriminale të rënda në Greqi.

Autoritetet greke dyshojnë se edhe vrasja e Jani Aliajt është porositur nga jashtë burgut dhe është kryer kundrejt pagesës. Sipas të dhënave paraprake, Aliaj është goditur dy herë me thikë brenda qelisë së tij.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrjetin kriminal që qëndron pas këtyre vrasjeve dhe për të identifikuar porositësit e mundshëm të ekzekutimeve./Versus.al

Vrasja e Jani Aliajt në burgun grek: Dyshohet për vrasje me
Artu Bashimi
Tags:

jani aliaj

Poll