AKTUALITET /

Vrau 16 vjeçarin për t’i vjedhur orën “Rolex”, prokuroria kërkon burg përjetë për Kristjan Cenajn

31 vjeçari pretendon se nuk ka gisht në vrasjen e të miturit Marglen Gjonaj në 2015-ën.

Shkruar nga B.V
Vrau 16 vjeçarin për t’i vjedhur orën
Autori Kristjan Cenaj, viktima Marglen Gjonaj

Prokuroria e Lezhës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Kristjan Cenajn, vrasësin e 16 vjeçarit Marglen Gjonaj në vitin 2015.

Cenaj u arrestua vetëm në tetor të vitit 2022 pasi u zbulua kufoma e të miturit që 31 vjeçari e kishte groposur. Dyshohet se Cenaj kur ishte 23 vjeç, vrau të miturin Marglen Gjonaj vetëm për t’i vjedhur orën “Rolex” dhe varësen e floririt që mbante në qafë.

Pasi u arrestua, Kristjan Cenaj mohoi të kishte pasur gisht në ngjarjen e rëndë, por policia pretendon se provat tregojnë se ai është vrasësi. Versus.al

Poll