AKTUALITET /

Vrau dhe gruposi 16 vjeçarin, Gjykata e Apelit dënon me burgim të përjetshëm Kristjan Cenaj

Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitjeje për një orë Rolex.

Shkruar nga Versus

Vrau dhe gruposi 16 vjeçarin, Gjykata e Apelit dënon me burgim

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me burgim të përjetshëm Kristian Cenajn, i akuzuar për vrasjen e Mariglen Gjonajt, një 16-vjeçar që u zhduk në vitin 2017.

Sipas vendimit gjyqësor, Cenaj u shpall fajtor për “vjedhje me pasojë vdekjen”, pasi vrau adoleshentin pas një grabitjeje për një orë Rolex.

Vetë i akuzuari Kristjan Cenaj ka mohuar në vazhdimësi të ketë lidhje me ngjarjen e rëndë, por sipas dosjes hetimore të prokurorisë është arritur të provohet se ai e ka vrarë adoleshentin për t'i marrë një orë Rolex dhe një varëse të cilat i kishte me vete ditën e ngjarjes.

Vrasja e 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj u zbardh pasi ju gjetën eshtrat të groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në zonën e Fushë-Kuqes në Kurbin, 7 vite nga zhdukja e tij./Versus.al

Poll