AKTUALITET /

Vrau vajzën e tij brenda apartamentit në Tiranë, palestinezi arrestohet në Liban! Pritet ekstradimi

Shkruar nga Versus

Vrau vajzën e tij brenda apartamentit në Tiranë, palestinezi

Tiranë- Pas dy muajsh arrati, është arrestuar në Liban, Fadi Aluan, 49 vjeçari palestinez i shpallur në kërkim nga policia shqiptare për vrasjen e vajzës së tij 24 vjeçare në shkurt të këtij viti brenda apartamentit që morën me qira në kryeqytet. 

E reja, Rayyan Aluan u gjet e vrarë me thikë disa ditë pasi krimi ishte kryer dhe i ati ishte larguar. Fillimisht u dyshua për krim pasioni, pasi të dy ishin prezantuar si çift kur kishin marrë apartamentin me qira ditore. 

Por pas hetimeve u zbulua se ishin babë e bijë. Vetëm 2 ditë më parë, familjarët e palestinezes u paraqitën në morgun e policisë së Tiranës për të tërhequr trupin e pajetë të saj. Ndërsa pas arrestimit në Liban, kanë nisur procedurat për ekstradimin e 49 vjeçarit drejt Shqipërisë.

Babë e bijë jetonin në Berlin. Por e ëma e viktimës, rezulton se e kishte denoncuar vajzën e saj për zhvatje me arsyetimin se një person e shantazhonte se do t'i publikonte fotot nudo nëse nuk i jepte shuma parash rregullisht. 

Dyshohet se situata ka agravuar në momentin kur këtë gjë e ka marrë vesh edhe babai i saj i cili e ka goditur me thikë disa herë, duke e lënë të vdekur. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: