AKTUALITET /

"Vrisni patronazhistët, rrihni çdo polic..." Nën hetim avokati i Berishës e Metës. Reagon Gjokutaj

Gjokutaj, në një mesazh të bërë publik në orët e para të ditës së sotme, i bente thirrje shqiptarëve që të dilnin nga shtëpitë, të thyenin çdo sportel që ju donte shpirti, të rrihnin çdo polic që mbronte hajdutët, të “vrisni” çdo patronazhist.

Shkruar nga Versus

"Vrisni patronazhistët, rrihni çdo polic..." Nën

Ashtu siç pritej, gjuha e urrejtjes dhe thirrjet për revoltë e mobindje civile, të bëra në rrjetet sociale e çojnë në hetim avokatin e njohur Genc Gjokuatj. Ky i fundit përveçse njihet si mbrojtësi ligjor i kryedemokratit Sali Berisha, është njëherësh dhe antar i kryesisë së Partisë së Lirisë. Gjokutaj, në një mesazh të bërë publik në orët e para të ditës së sotme, i bente thirrje shqiptarëve që të dilnin nga shtëpitë, të thyenin çdo sportel që ju donte shpirti, të rrihnin çdo polic që mbronte hajdutët, të “vrisni” çdo patronazhist.
Komenti me nota urrejte nuk kaloi pa u vënë re në media dhe opinion publik. Kjo bëri që ndaj Genc Gjokutaj të fillojë hetim.

Pas lajmit se ndaj ndaj Gjokutaj ka nisur një hetim, ai vetë ka bërë një reagim të dytë në rrjetet sociale, kur mes të tjerave saktëson se:

"Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!
Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!
Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!"

Më poshtë reagimi i plotë

Te nderuar Miq!
Mbreme kam bere nje status ne te cilin behet fjale mbi konceptin tim per rrotacionin politik i cili duhet te bazohet tek protesta popullore!
Thirrjet ne status si …..thyeni çdo sportel qe ju merr shpirtin nenkupton kundershtimin ndaj administrates se korruptuar ne abuzimin me fondet publike!
Thirrja …. rrihni çdo polic qe mbron hajdutet nenkupton kundershtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit qe merr ne mbrojtje hajdutet!
Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen nenkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit i cili vjedh voten e lire!
Te nderuar Miq!
Sot nepermjet Medias erdha ne dijeni te procedimit penal ndaj meje ne lidhje me kete status!
Konsideroj dhe bej me dije se asnjehere ne jeten time nuk kam shkelur ndonjehere ligjin!
Protesta ime e shprehur ne çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunen por me forcen e Opozites ne perballjen me Shtetin qe po gerryhet çdo dite nga korrupsioni!
Ju garantoj se kam qene e mbetem nje kundershtar i kesaj Mazhorance duke luftuar çdo dite per mbrojtjen e Ligjit dhe Lirise se neperkembur nga Pushteti! 

Poll