AKTUALITET /

Vrasja e Klevis Lleshit në 2020-ën, ekzekutori mbetet në burg, lirohet njëri prej të arrestuarve

Dyshohet se Sabah Nuzi mori 50 mijë euro nga Aurel Hoxha për të vrarë Klevis Lleshin për hakmarrrje, ndërsa Sajmir Kolaveri ka qenë ndërmjetësi.

Shkruar nga Versus
Vrasja e Klevis Lleshit në 2020-ën, ekzekutori mbetet në burg,
Viktima, Klevis Lleshi dhe porositësi i vrasjes, Aurel Hoxha

Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca gjyqësore për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj Samet Lokës dhe Sabah Nuzit, të dy të arrestuar ditën e djeshme si të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Klevis Lleshit në 2020-ën.

Në përfundim të seancës, Samet Loka është liruar nga qelia duke u lënë në arrest shtëpie ndërsa Sabah Nuzi është mbajtur nën masën e arrestit në burg.

Ndërkohë për ngjarjen e rëndë, në Itali u arrestua Sajmir Kolaveri i cili gjithashtu dyshohet të jetë i përfshirë. Në kërkim është Aurel Hoxha alias Aurelinjo Kalaveri i cili dyshohet të jetë porositësi i kësaj vrasje me qëllim hakmarrjen ndaj fisit Lleshi për vrasjen e vëllait të tij në Anglin ë 2012-ën.

SPAK zbardhi vrasjen si pasojë e zbërthimit të mesazheve në aplikacionin SkyEcc. Sabah Nuzi rezulton të ketë qenë ekzekutori, ndërsa Aurel Hoxha porositësi i cili i ka dhënë autorit 50 mijë euro për eleminimin e 21 vjeçarit, trupi i të cilit nuk u gjet për 2 vite. Nga ana tjetër Sajmir Kolaveri dyshohet se ka qenë ndërmjetësi mes pronarit të lokalit “Monopol”, Aurel Hoxha dhe ekzekutorit Sabah Nuzi. Ky i fundit ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Versus.al

Poll