Tiranë- Një 33 vjeçare e identifikuar si Afërdita Hajdarkola, e cila ishte e dënuar për dhunë në familje, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
E reja u shtrua me urgjencë në reanimacionin e QSUT për shkak edhe të problemeve shëndetësore nga të cilat vuante prej kohësh. Mësohet se trajtohej me dializë për shkak të insuficencës renale.
Në momentin e mbërritjes në QSUT, është konstatuar me probleme të rënda si acidozë metabolike dhe hypertension. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, e reja ndërroi jetë rreth orës 03:40 të mëngjesit si pasojë e një infarkti kardiopulmonar.
Ajo vuante dënimin në burgun e “Ali Demit” që prej 4 prillit të vitit 2020 dhe ajo çfarë është e pashpjegueshme është fakti sesi në gjendje kaq të rëndë shëndetësore, ka mbetur në burg, ndërkohë që pak ditë më parë, ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu e cila e kishte kthyer gjykatën në ‘oborr’ të bandave kriminale Çopja dhe të Suel Çelës, u la e lirë për shkak të problemeve shëndetësore. Versus.al







