AKTUALITET /

Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, në kërkim xhaxhai i tij! E qëlloi gabimisht pas sherrit me binjakun

Shkruar nga Versus

Zbardhet plagosja e 15 vjeçarit në Tiranë, në kërkim

Një konflikt mes dy xhaxhallarëve të tij, është bërë shkak për plagosjen me armë zjarri të 15 vjeçarit në Fushë Mëzez të Tiranës. Ky ka qenë përfundimi i veprimeve hetimore të policisë që ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 15 vjeçar u paraqit në spitalin e Traumës me 3 plumba.

Dëshmitë e të atit të të miturit dhe xhaxhait të tij ishin tepër kontradiktore dhe pas disa hetimeve, është arritur të zbardhet se shkak për plagosjen e të miturit është bërë një konflikt mes dy xhaxhallarëve binjakë të të tij.

Si ndodhi ngjarja

Vëllezërit binjakë Nazmi Pëllumbi dhe Florant Pëllumbi 29 vjeçarë kanë pasur një konflikt fizik me njëri tjetrin. Për shkak të acarimit të situatës, 29 vjeçari Nazmi Pëllumbi ka marrë armën dhe ka hapur zjarr në oborrin e përbashkët që kishte me vëllezërit e tij në tentativë për të qëlluar vëllain e tij binjak me të cilin kishte patur konflikt.

Si pasojë e plumbave mbeti i plagosur 15 vjeçari.

Njoftimi i policisë:

Shpallet në kërkim një 29-vjeçar (xhaxhai i 15-vjeçarit), pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë binjak, ka qëlluar me zjarri drejt tij dhe nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht 15-vjeçari (nipi i tyre).    

Arrestohet binjaku i 29-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.    

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bënë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, në Fushë-Mëzez, ku mbeti i dëmtuar me armë zjarri 15-vjeçar.  

Në vijim të veprimeve për këtë rast: 

u shpall në kërkim shtetasi N. P., 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

-u arrestua shtetasi F. P., 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore ka rezultuar se shtetasi N. P. gjatë një konflikti për motive të dobëta me vëllanë e tij binjak, shtetasin F. P., në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Nga këto të shtëna ka mbetur i dëmtuar 15-vjeçari (djali i vëllait tjetër të tyre), i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Lajmi në përditësim…

Poll