
Sot, në të gjithë universitetet e vendit po mbahen zgjedhjet për rektorët dhe autoritetet e reja drejtuese. Votimi në 12 universitetet publike të vendit ka nisur në orën 08:00 dhe pritet të përfundojë rreth orës 15:00.
Rektorët dhe dekanët të cilët kanë plotësuar dy mandate në detyrë, nuk mund të rikandidojnë.
Menjëherë pas nisjes së procesit të votimit, kandidati për rektor në Universitetin e Shkodrës, Tonin Gjuraj, ka pretenduar për njëanshmëri dhe shkelje. Ai garon për postin përballë Rajmonda Kcirjas dhe Nertila Ljarjas. Versus.al








