AKTUALITET /

Zhduket një pasagjer në traget, kërkime me helikopter nga jugu në veri të vendit

Shkruar nga Versus

Zhduket një pasagjer në traget, kërkime me helikopter nga jugu
Një pasagjer është zhdukur dje nga trageti ndërkombëtar "AKKA" duke bërë që të organizohen operacione kërkim-shpëtimi për të në bashkëpunim me forcat kufitare italiane.

Mësohet se gjatë gjithë së dielës është kërkuar me intensitet nga Kepi i Stillos në jug, deri në grykderdhjen e Semanit në veri.

Në operacionin e kërkim shpëtimit janë përdorur 1 Dron TB2 i Forcave Ajrore, 1 Helikopter UH-60 i FA (me 3 efektivë), 1 anije patrulluese P05 e Forcës Detare (me 4 efektivë) dhe 1 motor uji (me 2 efektivë). Po ashtu për kërkimin e shtetasit ende të paidentifikuar kanë dalë në det të hapur 4 mjete patrullimi të Policisë Kufitare me gjithsej 13 efektivë. Versus.al

Poll