
Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi inspektuan bazën ajrore të Kuçovës e cila u rinovua falë fondeve të NATO-s.
Në faqen e ambasadës në rrjetet sociale shkruhet se diskutimet mes Nufit dhe Whitaker u përqendruan në aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë nyje logjistike e NATO-s në rajon.
“Duke fluturuar mbi Bazën Ajrore të Kuçovës, e rinovuar përmes fondeve të NATO-s, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në NATO, Matthew Whitaker, dhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, diskutuan aftësinë e Shqipërisë për t’u bërë një nyje logjistike e NATO-s në rajon përmes investimeve në Korridorin VIII, si dhe mënyrat se si Shqipëria mund ta çojë sigurinë rajonale në nivele më të larta përmes rritjes së shpenzimeve në fushën e mbrojtjes”- shkruan ambasada e SHBA. Versus.al

