AKTUALITET /

Djegia e pallatit te kompleksi Arlis, në kërkim ndërtuesi Armand Lilo! Arrestohet menaxherja e Big Market

Flakët dyshohet se nisën nga djegia e kartonave nga punonjësit e Big Market që ndodhej në katin e parë të pallatit.

Shkruar nga Versus
Djegia e pallatit te kompleksi Arlis, në kërkim ndërtuesi Armand
Ndërtuesi, Armand Lilo

Një ditë pas tragjedisë së ndodhur në pallatin 12 katësh të kompleksit Arlis pranë QSUT, autoritetet janë vënë në lëvizje duke arrestuar 4 persona të dyshuar si përgjegjës dhe duke shpallur në kërkim ndërtuesin Armand Lilo.

Ndërsa është arrestuar menaxherja e Big Market pasi dyshohet se zjarri e pati zanafillën nga djegia e kartonëve të këtij biznesi dhe më pas u përhap në të gjithë fasadën e pallatit.

Gjithashtu është ndaluar edhe administratori i pallatit. Deri më tani, raportohet se si pasojë e zjarrit, janë djegur rreth 30 apartamente. Versus.al

Poll