BOTA /

“Allahu Ekber”, sulm terrorist në Holandë, agresori vret me thikë një person! Ndalohet nga instruktori i palestrës

Shkruar nga Versus

“Allahu Ekber”, sulm terrorist në Holandë, agresori vret

Holandë- Një person u vra dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë nga një sulm i ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme pranë portit të Roterdamit.

Mediat e huaja shkruajnë se bëhet fjalë për një sulm terrorist dhe se agresori i cili sulmoi me thikë kalimtarët bërtiti me të madhe “Allahu Ekber” një thënie në arabisht që përkthehet “Zoti është më i madhi”.

Dëshmitarët kanë rrëfyer se agresori me dy thika kishte sulmuar kalimtarët papritmas, ndërsa në vendngjarje kaloi edhe një instructor sportesh i cili e goditi agresorin me shkopinj që i kishte me vete për të shpëtuar personat që po sulmoheshin.

Pasi bëri këtë ndërhyrje, instruktori i sporteve Renato David i hoqi thikat sulmuesit dhe e neutralizoi derisa policia mbërriti.

Së fundmi Holanda ka parashtruar kërkesën e saj për të dalë nga sistemi i azilit në Bashkimin Europian duke e konsideruar si emergjencë emigracionin e paligjshëm. Sulme të ngjashme me thikë u shënuan edhe në Gjermani pak kohë më parë, ndërsa kancelari Scholz premtoi ashpërsim të masave për emigrantët e paligjshëm. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: