BOTA /

Asnjë reagim nga Kamala Harris pas humbjes, kur do ta përgëzojë Donald Trump për fitoren

Ndihmësit e Harris thonë se ajo pritet t'u drejtohet mbështetësve nga Universiteti Howard në Uashington më vonë sot.

Shkruar nga Versus
Asnjë reagim nga Kamala Harris pas humbjes, kur do ta
Kamala Harris

Tashmë kanë kaluar disa orë që kur u bë e qartë se batica po anon në drejtim të Donald Trump  në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe kundërshtarja e tij Kamala Harris mbetet akoma e 'zhdukur.'

Zëdhënësja e fushatës së Trump, Carolyn Levitt tha se deri më tani ajo nuk ka marrë asnjë  telefonatë as nga Harris dhe as nga presidenti Joe Biden për të uruar Trump për fitore duke pranuar kështu dhe humbjen.

Burimet thonë se drejtuesit e ekipit të Harris janë duke punuar se si të vazhdojnë pas humbjes së saj, pasi Trump zyrtarisht mori Wisconsin.

Sipas kanalit amerikan NBC NeWs e cila ka cituar tre nga bashkëpunëtorët e saj pritet që Harris t'u drejtohet më vonë mbështetësve në Universiteti Howard.

Informacionet e transmetuara nga mediat amerikane raportojnë se Harris fillimisht do të flasë me Joe Biden dhe më pas do të kontaktojë, Trump, fituesin e zgjedhjeve. /Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: