
SHBA- Presidenti në detyrë, Joe Biden deklaroi të dielën se ka falur me dekret presidencial djalin e tij Hunter Biden i cili u deklarua fajtor për mashtrim me taksat dhe armëmbajtje pa leje.
Ky vendim përbën një kthesë të Biden në bindjen e tij, pasi më herët kishte deklaruar se nuk do të ndërhynte në procesin gjyqësor të djalit të tij.
“Sot kam nënshkruar një falje për djalin tim Hunter. Që nga dita kur kam marrë detyrën, kam thënë se nuk do të ndërhyj në vendimmarrjen e Departamentit të Drejtësisë dhe e mbajta fjalën time edhe pse e kam parë djalin tim duke u selektuar dhe padrejtësisht”, tha presidenti në një deklaratë.
Shtëpia e Bardhë kishte thënë në mënyrë të përsëritur se Biden nuk do të falte apo zvogëlonte dënimet për Hunterin, një person i droguar që shërohej, i cili u bë një objektiv i republikanëve, përfshirë presidentin e zgjedhur Donald Trump.
"Asnjë person i arsyeshëm që shikon faktet e rasteve të Hunterit nuk mund të arrijë në ndonjë përfundim tjetër përveçse Hunter u veçua vetëm sepse ai është djali im," tha Biden në një deklaratë të lëshuar pak para se të nisej për një udhëtim në Afrikë.
Dhënia e faljes përmban "një falje të plotë dhe të pakushtëzuar" Hunter Bidenit për çdo shkelje në një periudhë nga 1 janari 2014 deri më 1 dhjetor 2024.
Në shtator të këtij viti, Hunter Biden u deklarua fajtor për shmangien e pagesës së 1.4 milionë dollarësh taksa, para të cilat i shpenzoi për drogë, punonjëse seksi dhe sende luksoze. Versus.al








