BOTA /

Biden në konferencë për shtyp, stafi i tij 'gati' për kandidaturën e Kamala Harris

Të enjten, NBC News dhe New York Times raportuan se fushata e Bidenit është në prapaskenë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kandidaturës së nënpresidentës Kamila Harris kundër Donald Trump.

Shkruar nga B.SH
Biden në konferencë për shtyp, stafi i tij 'gati'
Joe Biden dhe Kamala Harris

Indikacionet po shtohen dita ditës se Joe Biden do të tërhiqet nga gara për presidencën në zgjedhjet e nëntorit.

Të enjten, NBC News dhe New York Times raportuan se fushata e Bidenit është në prapaskenë duke vlerësuar qëndrueshmërinë e kandidaturës së nënpresidentës Kamila Harris kundër Donald Trump.

Ndërkohë  pritet një konferencë për shtyp me deklaratën e Joe Biden.

Aktualisht nuk dihet se për çfarë do të flas presidenti i SHBA-së, por sipas disa zërave bëhet fjalë për zgjedhjet dhe kandidaturën e tij.

Është kontakti i parë direkt i Biden me gazetarët në dy javë, që nga paraqitja e tij zhgënjyese në debat me kandidatin tjetër Donald Trump që shkaktoi valën e komenteve dhe thirrjeve që ai të tërhiqej nga gara parazgjedhore.

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit, pritet që “shtypi të jetë agresiv”, komenton Michael Greenbaum i New York Times.

Tags:

joe biden

Poll