BOTA /

Dikur miku i tij, Donald Trump po e shqyrton seriozisht dhënien e faljes presidenciale për Diddyn

Reperi u lirua nga akuzat më të rënda, por u shpall fajtor për p♪7rfshirjen në prostitucion.

Shkruar nga Versus

Dikur miku i tij, Donald Trump po e shqyrton seriozisht dhënien e faljes

Donald Trump thuhet se po shqyrton seriozisht mundësinë për t’i dhënë falje presidenciale Sean “Diddy” Combs, pak përpara se të shpallet dënimi i producentit 55-vjeçar në muajin tetor.

Themeluesi i "Bad Boy Records" është në pritje të vendimit në një burg në Brooklyn, pasi u shpall fajtor nga një juri federale për akuzat e përfshirjes në prostitucion, ndërsa është shpallur i pafajshëm për akuzat më të rënda për trafik seksual dhe krijim të një organizate kriminale.

Sipas burimeve për median Deadline, ideja e faljes — që dikur ishte vetëm një thashethem — tani është shndërruar në një mundësi reale. Edhe pse Shtëpia e Bardhë nuk ka konfirmuar nëse është depozituar zyrtarisht një kërkesë për falje, persona nga stafi dhe rrethi profesional i Diddy-t kanë kontaktuar me këshilltarët e Trumpit.

Të njëjtat burime theksojnë se asgjë nuk është e sigurt derisa të nënshkruhet nga Trumpi vetë.

Që në muajin maj, Donald Trump kishte deklaruar publikisht se do të shqyrtonte një rast të tillë:
“Do të më interesonin faktet, sidomos nëse besoj se dikush është trajtuar padrejtësisht, pavarësisht nëse më pëlqen apo jo.”

Në të kaluarën, Trump e ka cilësuar Diddy-n si “një mik i mirë” dhe madje e ka mbështetur në emisionin e tij të njohur "The Apprentice". Megjithatë, marrëdhënia e tyre duket se është ftohur kur reperi Diddy mbështeti Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Diddy ndodhet në paraburgim që prej shtatorit 2024 dhe avokatët e tij kanë dështuar disa herë të sigurojnë një lirimin e përkohshëm, madje edhe pas ofrimit të një garancie prej 50 milionë dollarësh.

Pas një procesi gjyqësor që zgjati tetë javë, ku dëshmuan ish-partnere, punonjës, eskorta dhe oficerë policie, më 2 korrik, Diddy u dënua për transport me qëllim prostitucioni. Megjithatë, juria gjykuese vendosi se nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor për akuzat më të rënda.

Falja e mundshme për Diddy po diskutohet në një kohë kur administrata Trump është nën presion për mosbërjen publike të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein, një ish-mik i presidentit amerikan. Kjo çështje ka shkaktuar reagime të ashpra në radhët e bazës së lëvizjes MAGA, ndërsa Trump ka ndërmarrë një proces gjyqësor prej 10 miliardë dollarësh ndaj Rupert Murdoch, pronarit të mediave konservatore që dikur e mbështetnin./Versus.al   

Poll