BOTA /

Dy ditë bombardime radhazi, Ukraina nën terrorin rus! Biden: Moska s’do të fitojë kurrë!

Pas avancimit të trupave ukrainase brenda territorit rus, Moska ka ndërmarrë bombardime pa ndalim drejt Kievit.

Shkruar nga Versus

Dy ditë bombardime radhazi, Ukraina nën terrorin rus! Biden: Moska

Ukrainë- Për të dytën ditë radhazi Rusia ka vijuar me bombardime masive në territorin ukrainas. Gjatë mbrëmjes së djeshme, janë lëshuar raketa kryesisht drejt rajoneve perëndimore të Ukrainës duke shpallur kështu alarm ajror në të gjithë vendin.

Forcat Ajrore të Kievit raportuan se dronët bombardues fluturuan mbi rajonet e Kherson, Kirovohrad, Sumy, Poltava, Chernihiv dhe Zhytomyr. Në rrethin Zaporizhia, dronët shkaktuan një vdekje dhe dy të plagosur.

Ukrainasit pretendojnë se kanë rrëzuar rreth 15 dronë dhe disa raketa pranë Kievit në orët e fundit. “Gjithçka që ishte orientuar drejt kryeqytetit u shkatërrua”, tha administrata ushtarake e Kievit.

Dy persona u vranë, katër u plagosën dhe pesë u zhdukën në një sulm rus në qytetin Kryvyi Rih.

Për bombardimet e intensifikuara së fundmi, ka reaguar edhe presidenti i SHBA, Joe Biden i cili tha se Rusia nuk do arrijë të ketë sukses në Ukrainë.

“Dënoj në termat më të fortë të mundshëm luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe përpjekjet e saj për të zhytur popullin ukrainas në errësirë. Rusia nuk do ketë kurrë sukses në Ukrainë dhe shpirti i popullit ukrainas nuk do thyhet kurrë. SHBA-të do vazhdojnë të udhëheqin koalicionin e 50 vendeve në mbështetje të Ukrainës”- u shpreh ndër të tjera Biden. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: