Kosovë- Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Një shtetas turk dyshohet se ka vrarë vajzën e tij 15 vjeçare.
Krimi ka ndodhur brenda një banese në qytetin e Prizrenit, ndërsa vajza e mitur ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra. Të plagosura kanë mbetur edhe gruaja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare e çiftit.
Pas aktit të rëndë, turku Mehmet Gorenç ka tentuar edhe të vetëvritet. Dyshohet se motive të brendshme familjare kanë çuar në këtë krim të rëndë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve për veprën penale “Vrasje e rëndë”. Versus.al








