BOTA /

Familja Obama 'vodhi' shfaqjen në konventën e Demokratëve: Sulmi ndaj Trump dhe mbështetja për Kamala Harris

Shkruar nga Versus
Familja Obama 'vodhi' shfaqjen në konventën e
Barack Obama dhe Michelle Obama në Koventën e Demokratëve

Atmosfera që të kujton vitin 2008.

Dje, të martën, në Çikago, ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle konfirmuan statusin e tyre si yje të Partisë Demokratike me fjalimet që mbajtën në Konventën Kombëtare duke u bërë thirrje amerikanëve të mbështesin Kamala Harris , kandidaten e kësaj parite për në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit kundër Donald Trump.

Presidenti i parë afrikano-amerikan i SHBA-së, Barack Obama, po përdor kapitalin e tij të konsiderueshëm politik për të mbështetur Harris, i cila gjithashtu po kërkon të bëjë histori duke u bërë presidentja e parë femër, me ngjyrë dhe presidentja e parë aziatike.

“Nuk na duhen edhe katër vite budallallëqe, paaftësi dhe kaos. Ne e kemi parë shfaqjen më parë dhe të gjithë e dimë se vazhdimi është zakonisht më i keq”, tha Barack Obama.

"Po, ajo mundet," shtoi ai, duke përshtatur sloganin e fushatës së tij të parë zgjedhore në 2008, "Po, ne mundemi".

“Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mirë. Ne jemi gati për Presidenten Kamala Harris”, shtoi ai.

Obama sulmoi gjithashtu Donald Trump , republikanin që e pasoi atë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017.

"Ai është një miliarder 78-vjeçar që nuk ka pushuar së qari për problemet e tij" për nëntë vjet, tha ai.

Obama vlerësoi gjithashtu presidentin Joe Biden , i cili ishte edhe zëvendëspresident në kohën kur ai ishte president  SHBA-së.

“Historia do ta kujtojë Joe Biden si një president që u ngrit për demokracinë në një kohë me rrezik të madh. Jam krenar që e quaj presidenti im, por edhe më krenar që e quaj mik”, tha Obama, ndërsa turma u përgjigj duke brohoritur: “Ne e duam Joe”.

Barack Obama u prezantua në skenë nga gruaja e tij Michelle, të cilën shumica e demokratëve duan ta shohin si presidente të Shteteve të Bashkuara.

"Amerika, shpresa po kthehet," nënvizoi Michelle Obama, një tjetër referencë për fushatën e bashkëshortit të saj në 2008.

Ajo paralajmëroi se Trump do të përpiqet të keqinterpretojë të vërtetën e Harris, ashtu siç bëri "çdo gjë që mundi për t'i bërë njerëzit të kenë frikë nga ne  Obamat).

"Pikëpamja e tij e kufizuar dhe mendjengushtë për botën bëri që ai të kërcënohej nga dy njerëz punëtorë, me arsim të lartë dhe të suksesshëm, të cilët gjithashtu ishin të zinj," vuri në dukje Michelle nën duartrokitjet e ngrohta të audiencës.

"Kush do t'i thotë atij se puna që ai kërkon të marrë mund të jetë një nga ato "punët e zeza"?

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump ka deklaruar se emigrantët e paligjshëm që kalojnë kufirin amerikan po “vjedhin” “punët e zezakëve”.

Por Michelle Obama paralajmëroi se Harris ka një betejë të gjatë dhe të vështirë përpara saj dhe u bëri thirrje mbështetësve demokratë që të organizojnë dhe mobilizojnë votues të tjerë.

"Pavarësisht se si ndihemi sot, nesër ose të nesërmen, do të jetë një betejë e vështirë kështu që ne nuk mund të jemi armiqtë tanë më të këqij," shpjegoi ai.

Përpara se Biden të tërhiqej nga gara presidenciale në SHBA, një sondazh i Reuters/Ipsos kishte treguar se vetëm Michelle Obama mund të mposhtte Trumpin në zgjedhjet presidenciale, duke mbledhur 50% të votave ndaj 39% për republikanin.

Megjithatë, ajo ka deklaruar vazhdimisht se nuk ka ndërmend të kandidojë për këtë post./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: