BOTA /

FOTOT/ Biden ‘kafshon’ fëmijët gjatë festës së Halloween në Shtëpinë e Bardhë, kritikohet në rrjet

Shkruar nga Versus

FOTOT/ Biden ‘kafshon’ fëmijët gjatë festës

SHBA- Presidenti aktual Joe Biden ka marrë sërish kritika të shumta në rrjet sa i takon mënyrës së tij të çuditshme të sjelljes me fëmijët e vegjël . Së fundmi në pritjen e organizuar në Shtëpinë e Bardhë për festën e Halloween, Biden ka vendosur të luajë me fëmijët duke i ‘kafshuar’ në mënyrë të çuditshme disa prej tyre.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken solli fëmijët e tij për argëtim. Drejtoresha e OMB-së, Sholanda Young, e cila mori një përqafim të madh nga presidenti, solli vajzën e saj. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre solli edhe vajzën e saj.

Presidenti gjithashtu mori kohë për të ‘kafshuar’ foshnjën e ndihmësit të tij Ashley Williams. Foshnja mbahej nga punonjësja e tij për një kohë të gjatë dhe zëvendës shefe e tanishme e stafit, Annie Tomasini.

Kjo nuk është hera e parë që Biden merr kritika për sjelljen e tij karshi fëmijëve. Më herët është theksuar mënyra e tij e çuditshme e drejtimit dhe komunikimit me fëmijët e mitur. Versus.al

FOTOT/ Biden ‘kafshon’ fëmijët gjatë festës    FOTOT/ Biden ‘kafshon’ fëmijët gjatë festës   FOTOT/ Biden ‘kafshon’ fëmijët gjatë festës  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: