BOTA /

George Clooney kritikon ashpër mikun e tij Joe Biden: Demokratët nuk do të fitojnë me këtë president

Megaylli i Hollivudit i cili ka organizuar dhe mbledhjen fondesh për presidentit 81 vjeçar të SHBA-së shkruan se Biden nuk mund ta fitojë ‘betejën kundër kohës’. 

Shkruar nga B.SH
George Clooney kritikon ashpër mikun e tij Joe Biden: Demokratët nuk
George Clooney dhe Joe Biden

SHBA- George Clooney një zë i fortë në Partinë Demokratike një një shkrim të gjatë për New York Times ka kritikuar ashpër mikun e tij presidentin Joe Biden.

Megaylli i Hollivudit i cili ka organizuar dhe mbledhjen fondesh për presidentit 81 vjeçar të SHBA-së shkruan se Biden nuk mund ta fitojë ‘betejën kundër kohës’. 

Aktori dënoi gjithashtu liderët e partisë Demokratike për injorimin e "çdo shenjë paralajmëruese" të shëndetit fizik dhe mendor në rënie të Biden dhe për përpjekjen për të mbrojtur performancën e tij të dobët përballë kandidatit tjetër Donald Trump.

“Unë e dua Joe Biden. Si senator. Si nënkryetar dhe si president. E konsideroj mik dhe e  besoj. Besoj në karakterin e tij. Besoj në moralin e tij. Në katër vitet e fundit, ai ka fituar shumë nga betejat me të cilat është përballur. 

Por e vetmja betejë që ai nuk mund ta fitojë është lufta kundër kohës. Askush nga ne nuk mundet. Është shkatërruese ta thuash, por Joe Biden me të cilin isha tre javë më parë në mbledhjen e fondeve nuk ishte Joe Biden i vitit 2010. Ai nuk ishte as Joe Biden i vitit 2020. Ai ishte i njëjti njeri që të gjithë e dëshmuam në debat. Ne kemi nevojë për një kandidat të ri” shkruan Clooney. 

Clooney argumentoi se ishte më e rëndësishme të mposhte Donald Trump në nëntor sesa të mbante Biden në biletë.

“Udhëheqësit tanë të partisë duhet të mos na thonë se 51 milionë njerëz nuk e panë atë që ne sapo pamë. Të gjithë jemi kaq të tmerruar nga perspektiva e një mandati të dytë të Trump, saqë kemi zgjedhur të injorojmë çdo shenjë paralajmëruese.” 

“Kjo ka të bëjë me moshën. Asgjë më shumë. Ne nuk do të fitojmë në nëntor me këtë president. Për më tepër, ne nuk do të fitojmë Dhomën dhe do të humbasim Senatin. Ky nuk është vetëm mendimi im; ky është mendimi i çdo senatori, kongresisti dhe guvernatori me të cilin kam folur privatisht. Secili, pavarësisht se çfarë ai ose ajo thotë publikisht.

Joe Biden është një hero; ai shpëtoi demokracinë në vitin 2020. Ne kemi nevojë që ai ta bëjë atë përsëri në 2024” përfundon shkrimin e tij Clooney.

Presidenti Biden e ka nderuar Clooney për mbështetjen e tij, duke e pritur atë në Shtëpinë e Bardhë për nderimet e Qendrës Kennedy në dhjetor 2022. 

Aktori është kthyer në një forcë të madhe në Partinë Demokratike, duke mbledhur miliona dollarë për kandidatët e saj.

Mosmiratimi nga ana e tij e kandidaturës së Bidenit mund të dëmtojë gjithashtu Partinë Demokratike./Versus

 

 

 

Poll