Greqi- Ish-drejtuesi i organizatës kriminale “Agimi i Artë”, Nikos Mihaloliakos është arrestuar sot.
Mediat greke shkruajnë se arrestimi i tij është bërë i mundur brenda shtëpisë pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit të Lamias, ku miratua pretenca e prokurorit që e paraqet Mihaloliakos si të papenduar dhe të dyshuar për kryerjen e krimeve të reja.
Mes të tjerash, në artikujt e mediave greke citohet edhe shkrimi i tij në median elektronike ku vazhdon të vlerësojë praktikat e paligjshme të stilit nazist pavarësisht dënimit të tij për to. “Agimi i Artë” u shpall organizatë terroriste në 2020-ën. Versus.al







