BOTA /

"Kam patur fëmijë me një 15-vjeçar..." Ministrja e Arsimit jep dorëheqjen pas skandalit

Ministrja Islandeze për Fëmijët dhe Arsimin, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi publikisht  lidhjen e saj të dikurshme

Shkruar nga Versus

"Kam patur fëmijë me një 15-vjeçar..." Ministrja

Kur ishte 22 vjeç ajo pati një fëmijë me një djalë 15 vjeç. Dhe tani, kur kanë kaluar 30 vjet, Asthildur Loa Thorsdottir, Ministrja Islandeze për Fëmijët dhe Arsimin, ka dhënë dorëheqjen pasi pranoi publikisht  lidhjen e saj të dikurshme.

Thórsdóttir tha në një intervistë se ajo e filloi lidhjen kur ishte 22 vjeçe me të miturin, i cili ishte pjesë e grupit fetar Trú og líf (Feja dhe jeta, red.) të cilit i përkisnin të dy. Asthildur Loa Thorsdottir duhej të ishte këshilltarja shpirtërore fetare e të miturit, por gjerat shkuan shumë më larg... Nëntë muaj më vonë ajo lindi djalin e tyre. Mosha e marrëdhënieve seksuale konsensuale në Islandë është 15 vjeç, por marrëdhëniet seksuale midis një të rrituri dhe një personi nën 18 vjeç janë të ndaluara nëse i rrituri mban një pozicion autoriteti, si ai që mbante Thórsdóttir në atë kohë.

Sipas transmetuesit islandez Ruv, lidhja ishte e fshehtë, por djali, i identifikuar si Eirík Ásmundsson, ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës dhe kaloi vitin e parë të jetës së tij me të Më pas, ministrja e ardhshme takoi bashkëshortin e saj aktual dhe marrëdhënia me djalin shumë të vogël mori fund. Çështja ka dalë publikisht vetëm tani, sepse Ásmundsson ka paraqitur një kërkesë në Ministrinë Islandeze të Drejtësisë për të pasur mundësi të shohë djalin e tij, duke pretenduar se ish-ministrja e ka penguar për vite të tëra të vizitojë fëmijën e lindur kur ai ishte 16 vjeç dhe ajo ishte 23 vjeç.

Poll