Kongresmeni i njohur demokrat, Adam Schiff ka kërkuar zyrtarisht largimin e Joe Biden nga gara presidenciale. Schiff është demokrati më i shquar i zgjedhur që i bëri thirrje publikisht Presidentit Joe Biden të largohet nga gara.
Njoftimi nga Schiff, i cili kandidon për një vend në Senatin e SHBA për shtetin e Kalifornias, e bën atë demokratin e parë që i kërkon Biden të tërhiqet që nga atentati i dështuar ndaj ish-presidentit Donald Trump gjatë fundjavës.
“Ndërsa zgjedhja për t'u tërhequr nga fushata është vetëm e Presidentit Biden, besoj se është koha që ai të kalojë stafetën. Dhe duke e bërë këtë, sigurojmë trashëgiminë e tij të lidershipit duke na lejuar të mposhtim Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme", tha Schiff në një deklaratë.
Një përfaqësues i stafit elektoral të Joe Biden iu përgjigj thirrjes së Schiff duke treguar letrën e 8 korrikut nga Biden drejtuar demokratëve të Kongresit, duke vënë i cili thekson synimin e tij për të qëndruar në garë.








