BOTA /

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetari i Partisë Demokratike në Kosovë

Pas mbledhje së Kryesisë, Krasniqi do të mbaj një konferencë për media.

Shkruar nga Versus
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetari i Partisë
Memli Krasniqi

Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të madhe në Kosovë, Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot pas shumë kohe reflektimi, ka ardhur momenti i duhur, prandaj sot kam vendosur të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë”, tha Krasniqi.

Dorëheqja e tij vjen pesë muaj pasi ai ishte rizgjedhur në krye të partisë për një mandat të dytë në qershor.

Ai e kishte marrë drejtimin e partisë në vitin 2021.

Krasniqi njoftoi se do ta mbledhë konventën e partisë më 17 nëntor, ku do të zgjidhet kryetari i ri.

“Ky vendim nuk është as i momentit dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e fundit. Është reflektim i gjatë i imi mbi atë se çfarë i duhet më shumë partisë në fazën e ardhshme”, shtoi ai.

Ai shtoi se PDK-ja ka nevojë për të krijuar “një momentum, dhe një mundësi të re për familjen tonë demokratike. Si dikush që nuk ka pasur asnjëherë ambicie për kryeministër, në zgjedhjet e ardhshme kandidati ynë duhet të jetë edhe kryetar i partisë”.

Gjatë udhëheqjes së tij, PDK-ja doli e dyta në zgjedhjet parlamentare, duke i fituar 24 ulëse, me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Krasniqi shtoi se do ta mbështesë Hamzën nëse garon të hënën për kryetar të partisë./Radio Evropa e Lirë

Poll