BOTA /

Në Florida evakuohen mijëra të dënuar, Biden: Largohuni, është uragani më i keq në 100 vite

Shkruar nga Versus

Në Florida evakuohen mijëra të dënuar, Biden: Largohuni,

Departamenti i burgjeve në Florida thotë se ka evakuuar 4636 të burgosur përpara mbërritjes së uraganit Milton.

Këtë gjë e kanë bërë “pa cenuar sigurinë publike” dhe se evakuime shtesë ishin duke u zhvilluar.

Departamenti tha se përcakton nëse dhe kur duhet të kryejë evakuime bazuar në “interesin më të mirë të publikut, stafit dhe sigurisë së të burgosurve”, por nuk i shpall publikisht evakuimet deri pasi të burgosurit të jenë zhvendosur.

Lajmi vjen teksa presidenti Joe Biden lëshoi një paralajmërim të tmerrshëm për ashpërsinë e uraganit Milton sot, duke thënë se ai mund të përbëjë një kërcënim historik për shtetin e Floridës.

Në Florida evakuohen mijëra të dënuar, Biden: Largohuni,

Madje Biden shtyu udhëtimet e tij të ardhshme në Angola dhe Gjermani ndërsa stuhia udhëton drejt lindjes.

“Kjo mund të jetë stuhia më e keqe që ka goditur Floridën në më shumë se një shekull, dhe me dëshirën e Zotit, nuk do të jetë, por kjo është ajo që duket tani”, citohet të ketë thënë ai.

Biden shtoi se ai po bisedonte me liderët politikë në zonë dhe u tha atyre “çdo gjë që ata kërkojnë do t’u jepet”.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: