BOTA /

Nga Zelenskyy deri tek Netanyahu, kush janë liderët botërorë që uruan Donald Trump për fitoren

Liderët botërorë urojnë Donald Trump për fitoren në zgjedhjet në SHBA

Shkruar nga Versus

Nga Zelenskyy deri tek Netanyahu, kush janë liderët botërorë

Akoma nuk kanë dal rezultatet përfundimtarë të zgjedhjeve në SHBA por deri më tani kryeson kandidati republikan Donald Trump kundrejt kandidatës demokrate Kamala Harris.

E para që ka uruar ish-presidentin Trump ishte kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila shkruan në postimin e saj në Twitter:

'Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet e mia më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë vende simotra, të lidhura me një aleancë të fortë, vlera të përbashkëta dhe miqësi historike. Kjo është një marrëdhënie strategjike, të cilën jam i sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President”

Ndërsa kryeministri britanik Keir Strarmer në urimin e tij për Trump shkruan:

Urime Presidentit Trump për fitoren e tij historike në zgjedhje. Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim. Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes

Një urim dhe pse duket sikur marrëdhëniet e tyre nuk janë shumë të konsiliduara vjen dhe nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Zelensky shkruan në postimin e tij se Ukrania po pret me padurim një epokë të re në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne presim me padurim një epokë të një Shtetet e Bashkuara të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump. Ne mbështetemi në mbështetjen e vazhdueshme të Ukrainës nga SHBA”, ka shkruar ndër të tjera presidenti i Ukrainës.

Një urim për ish-presidentit Trump vjen dhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Macron shkruan në postimin e tij se Franca është gati të punojmë së bashku.

'Urime President @realDonaldTrump. Gati për të punuar së bashku siç bëmë për katër vjet. Me bindjet tuaja dhe të miat. Me respekt dhe ambicie. Për më shumë paqe dhe prosperitet'shkruan Macron në postimin e tij'

Urime vijnë dhe nga Izraeli për Donald Trump.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkruan në postimin e tij:

Të dashur Donald dhe Melania Trump,

Urime për rikthimin më të madh në histori!

Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës.

Kjo është një fitore e madhe!

Në miqësinë e vërtetë,
e juaja,
Benjamin dhe Sara Netanyahu

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: