BOTA /

Një njoftim surprizë dhe për bashkëpunëtorët e tij të afërt, prapaskenat e tërheqjes së Joe Biden

Lajmi për tërheqjen e Joe Biden nga gara për në Shtëpinë e Bardhë të dielën ishte gjithashtu një suprizë dhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, madje dhe për zëvëndëpresidenten Kamala Harris.

Shkruar nga B.SH
Një njoftim surprizë dhe për bashkëpunëtorët e tij
Kamala Harris dhe Joe Biden

Lajmi për tërheqjen e Joe Biden nga gara për në Shtëpinë e Bardhë të dielën ishte gjithashtu një suprizë dhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, madje dhe për zëvëndëpresidenten Kamala Harris.

Vëtem disa zyrtarë ishin në dijeni të lajmit të shtunën në mbrëmje.

Presidenti amerikan kishte thirrur vetëm dy nga këshilltarët e tij më të afërt, Steve Richetti dhe Mike Donilon, të shtunën në rezidencën e tij në Behoboth Beach, Delaware, ku ndodhet në karantinë, edhe pse ishte infektuar me Covid-19.

Të tre filluan hartimin e letrës së tij historike dhe vendosjen e hapave të ardhshëm për të shpallur tërheqjen e kandidaturës së tij për rizgjedhje në presidencën e Shteteve të Bashkuara, raporton New York Times.

Vendimi i tij u finalizua të dielën dhe Joe Biden më pas bëri disa telefonata për të paralajmëruar veçanërisht zëvendëspresidenten Kamala Harris, kreun e punonjësve të Shtëpisë së Bardhë dhe presidentin e fushatës së tij elektorale.

Por edhe stafi i tij nuk u njoftua deri disa orë para njoftimit të mediave sociale, kur letra u postua në internet pak para orës 14:00, në New York Times dhe ABC.

Ndërsa presidenti ishte ende i sëmurë me një zë të ngjirur, ai preferoi t'i drejtohej kombit me një letër sesa me mesazhe video.

Poll