Paul Edwards, analist i sigurisë së aviacionit dhe anëtar i Shoqatës Mbretërore Aeronautike, i tha Sky News se pamjet e aeroplanit duke rënë janë të vështira për t’u parë.
“Janë dy gjëra të nevojshme për ngritjen e një aeroplani. Njëra është shpejtësia e mjaftueshme e ajrit dhe tjetra është norma e ngjitjes. Dhe në këtë rast nuk kishte asnjërën”, tha ai.
Edwards shtoi se zakonisht pilotët tërheqin gumën e uljes së aeroplanit që ai të jetë më aerodinamik, dhe nuk është e qartë pse kjo nuk u bë në rastin e Fluturimit 171 të Air India, shkruan skynews.
“Mund të jetë që ai (piloti) thjesht nuk pati kohë. Ose mund të jetë që ndoshta mendoi se mund ta kontrollonte, të rrotullohej përsëri apo edhe të ulej direkt përpara. Nuk mund ta parashikojmë. Kështu që kjo mbetet, nëse doni, një mister”, shtoi Edwards. Ai u pyet gjithashtu nëse aksidenti tragjik ngre pyetje rreth llojit të aeroplanit – Boeing 787 Dreamliner.
“Deri më tani kanë një rekord të pakritikueshëm të sigurisë, por do të ketë një nxitje të madhe për të zbardhur këtë rast nëse ekziston ndonjë faktor që mund të aplikohet edhe për avionët e tjerë të flotës. Nëse është kështu, mund të jetë e nevojshme t’i ndalojnë në tokë, mund t’i modifikojnë”, përfundoi ai







