OPINION /

“Po humbim fuqi, nuk mund të ngrihemi më lart”- Tragjedia ajrore me mbi 300 viktima, piloti dha sinjalin e rrezikut! Ja fjalët e fundit të pilotit

Kapiteni i fluturimit, Sumit Sambhaval, i cili kishte mbi 8,200 orë eksperiencë në fluturim, paralajmëroi se avioni po humbte fuqi dhe nuk mund të ngrihej më lart, duke lëshuar mesazhin emergjent.

Shkruar nga Versus

 

“Po humbim fuqi, nuk mund të ngrihemi më lart”- Tragjedia

Fluturimi fatkeq i Air India drejt Londrës përfundoi në tragjedi pasi aeroplani Boeing 787-8 Dreamliner u rrëzua në një zonë të banuar, duke marrë jetën e mbi 290 njerëzve, përfshirë viktima edhe në tokë.

Kapiteni i fluturimit, Sumit Sambhaval, i cili kishte mbi 8,200 orë eksperiencë në fluturim, paralajmëroi se avioni po humbte fuqi dhe nuk mund të ngrihej më lart, duke lëshuar mesazhin emergjent.


“Mayday (sinjal rreziku)! Nuk ka shtytje, po humbim fuqi, nuk mund të ngrihemi më lart.”

Pas këtij komunikimi, kontrolli i trafikut ajror nuk mori asnjë mesazh tjetër.

Nga 242 pasagjerët dhe ekuipazhi në bord, vetëm një person mbijetoi, duke dalë nga dera e emergjencës në vendin 11A, ndërsa jeta e tij nuk është e kërcënuar.

Hetimet për shkaqet e rrëzimit vazhdojnë, ndërsa kombi dhe komuniteti ndërkombëtar janë në zi për këtë humbje tragjike.

 


Tags:

tragjedi indi

Poll