BOTA /

"Pse nuk e ndaluat?" Policia gjermane akuzohet që dinte gjithçka për psikiatrin e Magdeburgut

Një djalë 9-vjeçar dhe 4 gra nga mosha 45 deri në 75 vjeç janë 5 viktima - Reagime të forta nga shoqëria - Vitin e kaluar Policia gjermane kreu një "vlerësim rreziku" për Abdulmohsen, por arriti në përfundimin se ai nuk paraqiste një " rrezik të veçantë"

Shkruar nga Versus

"Pse nuk e ndaluat?" Policia gjermane akuzohet që dinte

Qeveria gjermane po përballet me kritika pas sulmit të përgjakshëm në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, A do tw ishte e mundur tw parandalohej masakra me 5 viktima dhe 200 tw plagosur nwse autoritetet do tw kishin ndaluar autorin, wshtw pyetja qw mundon kwto orw mw sw shumti gjermanwt.

“Pse pyet Bild, gazeta më e lexuar në Gjermani, në artikullin e saj kryesor sot. Pse autoritetet nuk u siguruan që mjeku 50-vjeçar saudit, i cili dyshohet se futi makinën e tij në një turmë në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të premten mbrëma, duke vrarë pesë persona dhe duke plagosur më shumë se 200, nuk ishte në gjendje të shkaktonte dëm, pavarësisht alarmit e shenjave që ka shfaqur vitet e fundit.

50-vjeçari saudit u mbajt në paraburgim për sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg. Taleb A. siç siç kërkoi prokuroria, – raportojnë mediat gjermane, meqenëse ligji i vendit nuk e lejon të bëhet publik emri i tij – të vendoset në paraburgim pasi prokurorët e akuzuan për pesë vrasje, disa vrasje në tentativë dhe për lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, nga sulmi u vranë një djalë 9-vjeçar dhe katër gra, të moshës 52, 45, 75 dhe 67 vjeç.

"Pse nuk e ndaluat?" Policia gjermane akuzohet që dinte

Die Welt: Sulmuesi nuk ishte rrezik, tha policia

Gazeta Die Welt raportoi, duke cituar burime sigurie, se policia gjermane kishte kryer një "vlerësim rreziku" për Abdulmohsen vitin e kaluar, por arriti në përfundimin se ai nuk përbënte një "rrezik të veçantë".

Kancelari Olaf Solz dënoi sulmin "të tmerrshëm, të pakuptimtë" të së premtes në qytetin e Magdeburgut dhe bëri thirrje për unitet kombëtar mes tensioneve të larta politike ndërsa Gjermania shkon në zgjedhjet e 23 shkurtit.

Ai tha se ishte e rëndësishme "të qëndrojmë të bashkuar, të bashkojmë armët, se nuk është urrejtja ajo që përcakton bashkëjetesën tonë, por fakti që ne jemi një komunitet që kërkon një të ardhme të përbashkët".

Por ndërsa media gjermane gërmoi në të kaluarën e Abdulmohsen dhe hetuesit prodhuan pak prova, kritikat ranë nga partitë e ekstremit të djathtë dhe të majtë që tashmë ishin ashpër kundër qeverisë Scholz.

"Pse nuk e ndaluat?" Policia gjermane akuzohet që dinte
Der Spiegel: Gjermania do të paguajë çmimin, ka shkruar autori

Revista Der Spiegel raportoi se shërbimet e inteligjencës të Arabisë Saudite kishin paralajmëruar BND të Gjermanisë për Taleb Jawad al-Abdulmohsen. Arsyeja: një nga postimet e tij në X ku ai kërcënonte se Gjermania do të paguante "çmimin" për trajtimin e emigrantëve sauditë.

Autoritetet gjermane duket se nuk kanë vepruar pas paralajmërimit, pasi sulmuesi i supozuar u zhyt më thellë në botën e teorive konspirative.

I dyshuari në sulm vazhdoi të akuzonte Gjermaninë se nuk i mbronte siç duhet sauditët që iknin nga vendi i tyre për t'i shpëtuar versionit të rreptë të Islamit të imponuar nga autoritetet atje, ndërsa në të njëjtën kohë mirëpriti me krahë hapur myslimanët ekstremistë nga vendet e tjera.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: