BOTA /

Putin uron Trumpin për fitoren në zgjedhjet e SHBA-së: Gati të takohem me të

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor. Këto janë deklaratat e para publike të udhëheqësit rus lidhur me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, ku Trump mposhti nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Shkruar nga Versus

Putin uron Trumpin për fitoren në zgjedhjet e SHBA-së: Gati

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane të mbajtura më 5 nëntor.

Këto janë deklaratat e para publike të udhëheqësit rus lidhur me rezultatin e zgjedhjeve amerikane, ku Trump mposhti nënpresidenten demokrate, Kamala Harris.

Putin uroi Trumpin pas një fjalimi që mbajti gjatë një konference ndërkombëtare në Soçi në Detin e Zi.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mundësi që ta uroj atë për zgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Putin.

I pyetur nëse është i hapur për të mbajtur bisedime me Trumpin, udhëheqësi rus tha: “Jam gati”.

Gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, Trump kishte deklaruar se nëse zgjidhej president, ai do t’i jepte fund shumë shpejt luftës që Rusia nisi kundër Ukrainës më 2022.

Ai po ashtu ka kritikuar ndihmën miliardëshe që SHBA-ja i ka dhënë Ukrainës, ndërkaq pas fitores në zgjedhje është zotuar sërish se do të ndalë luftërat në mbarë botën./REL

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: