
Donald Trump ka komentuar sot momentin viral me ish-presidentin Barack Obama gjatë ditës së djeshme (9 janar) në funeralin e ish-presidentit amerikan Jimmy Carter.
Atmosfera veçanërisht miqësore e bisedës së regjistruar nga kamera me ish-presidentin demokrat edhe duke shpërthyer në të qeshura me diçka që i tha Trump bëri bujë , pasi marrëdhëniet mes dy politikanëve nuk kanë qenë asnjëherë të ngrohta, ndërkohë që disa herë ato a kanë bërë edhe deklarata të ashpra për njëri-tjetrin.
Trump makes Obama laugh. Wholesome.
— Tiffany Fong (@TiffanyFong_) January 9, 2025
pic.twitter.com/SUWiliLuxp
“Nuk e kuptova se sa miqësore dukej biseda”, komentoi Trump sot nga rezidenca e tij në Mar A Lago, Florida duke shtuar se edhe atij i ka bërë përshtypje kur i ka parë komentet.
“Po mendoja se dukemi si njerëz që pëlqejnë njëri-tjetrin. Dhe ndoshta kjo është e vërtetë. Ne kemi filozofi paksa të ndryshme, por ndoshta na e pëlqejmë njëri-tjetrin nuk e di. Po kalonim mirë. Por gjithsesi kam shkuar mirë pothuajse me të gjithë”, ishte përgjigja e Trump për gazetarin.
Presidenti i zgjedhur republikan refuzoi të zbulojë përmbajtjen e bisedës së tij me Obamën, ndërsa pala e ish-presidentit demokrat nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të gazetarëve.
Kjo sigurisht nuk i pengoi disa media amerikane që të përpiqeshin të zbulonin se për çfarë po flisnin dy politikanët në funeral, duke përdorur metoda të tilla si leximi i buzëve.
Sipas një eksperti i pyetur nga New York Post , pavarësisht gjuhës miqësore të trupit, buzëqeshjeve dhe batutave, biseda mes Trump dhe Obamës kishte një anë serioze, pasi presidenti i zgjedhur i kërkoi këtij të fundit që më vonë të gjente "një vend të qetë" për të diskutuar një 'çështje e rëndësishme'.
“Më telefononi më vonë, në holl”, tha fillimisht Trump, me bashkëbiseduesin e tij që u shfaq duke i kërkuar që t’i tregonte atë që donte, sipas ekspertit.
“Nuk mund të flas tani, duhet të gjejmë një vend të qetë. Është e rëndësishme, duhet të flasim jashtë”, vazhdon republikani, ndërsa Obama tund me kokë.
Ndonëse nuk dihet se çfarë ishte kjo çështje, detajet e zbuluara nga eksperti i leximit të buzwve Jeremy Freeman “tregojnë” se mund të jetë një çështje ndërkombëtare.
Në një moment, Trump u përkul në anën e Obamës dhe tha: “Jam tërhequr nga kjo. Problemi janë kushtet. A mund ta imagjinoni këtë?'
Sipas gazeta e Nju Jorkut, gjatë mandatit të tij të parë në detyrë, Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit e vitit 2015 dhe Marrëveshja e Parisit për Klimën e vitit 2016, megjithëse është e paqartë nëse biseda me Obamën ishte për ndonjë nga këto tema.
Sipas Freeman, Obama qeshi kur Trump i tha "atëherë, do ta bëj", dhe më pas kamera ndaloi regjistrimin e tyre./Versus.al








