BOTA /

Trump refuzon të zbulojë nëse ka biseduar me Putin pas largimit nga Shtëpia e Bardhë: Do ishte gjë e mençur

Pyetja iu bë Trumpit pas një libri të publikuar nga gazetari amerikan Bob Woodward ku pretendohet se Trump ka biseduar me Putin deri në 7 herë që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Shkruar nga Versus
Trump refuzon të zbulojë nëse ka biseduar me Putin pas largimit
Putin dhe Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump ka refuzuar të komentojë nëse ka biseduar me presidentin rus Vladimir Putin pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021. Kandidati presidencial tha se edhe nëse diçka e tillë ka ndodhur, është gjë e mençur.

“Unë nuk kam koment rreth kësaj, por do t’ju them se nëse kam biseduar, është gjë e mençur”, tha ish-presidenti amerikan.

“Nëse kam marrëdhënie miqësore me njerëzit, nëse mund të kem një marrëdhënie me ta, kjo është një gjë e mirë, jo e keqe për sa i përket një vendi”, tha republikani dhe shtoi se “Putin ka 2000 armë bërthamore dhe aq kemi edhe ne”.

Pyetja iu bë Trumpit pas një libri të publikuar nga gazetari amerikan Bob Woodward ku pretendohet se Trump ka biseduar me Putin deri në 7 herë që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Nga ana tjetër Trump është përpjekur të mbajë gjithmonë marrëdhënie korrekte me Putin duke e konsideruar këtë të fundit si një “person shumë të zgjuar” që i llogarit mirë pasojat e veprimeve të tij. Trump gjithashtu ka bërë bujë me deklaratën e tij se nëse rizgjidhet president i SHBA-ve, do t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orësh. I pyetur sesi ka në plan ta bëjë një gjë të tillë, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë refuzoi të komentonte detaje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: