BOTA /

Trump shpall fitoren e presidencës së SHBA: Morëm një mandat të fuqishëm, sot fillon epoka e artë e Amerikës

Trump tha gjatë fjalimit të tij se pret fitoren e 350 votave elektorale, nga 270 të nevojshme për të marrë kreun e Shtëpisë së Bardhë.

Shkruar nga Versus
Trump shpall fitoren e presidencës së SHBA: Morëm një mandat
Donald Trump, kandidati për president të SHBA-ve

Donald Trump ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të tij në Florida ku ka shpallur fitoren. Ai falenderoi të gjithë votuesit dhe tha se me fitoren e tij të mandatit të dytë, fillon epoka e artë e SHBA-ve.

Duke pasur parasysh rikthimin e republikanëve si shumicë në senat, Trump tha se me këtë rezultat amerikanët i kanë dhënë një mandat të fuqishëm. 

“Me këtë fitore fillon epoka e artë e popullit amerikan dhe Amerikës. Falenderoj popullin amerikan që më zgjodhën. Unë do ju bëj krenarë për votën tuaj. Ky ishte një prej momenteve më të rëndësishme të jetës time. Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedent dhe të fuqishëm. Ne morëm kontrollin e senatit dhe më pas vazhdon kudo në shtetet e mëdha. Në të gjitha këto raste kemi punuar me senatorët. Organizuam tubime me të gjithë prej tyre dhe ishte e mrekullueshme të shihnim gjithë atë pjesëmarrje. Kemi senatorë të mrekullueshëm. Dëshiroj të falenderoj edhe bashkëpunëtorët e mi për këtë rezultat të mrekullueshëm. Falenderoj gruan time e cila do të jetë Zonja e Parë e cila ka edhe librin më të shitur në Amerikë”- u shpreh Trump.

Ai falenderoi edhe JD Vance i cili pritet të jetë zëvendës president i SHBA-ve duke e cilësuar atë si tepër të rëndësishëm dhe themelor për suksesin e arritur. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: