
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar habi dhe reagime të shumta në rrjetet sociale pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij, "Truth Social".
Postimi, i publikuar nga një profil anonim, pretendon se presidenti aktual Joe Biden është vrarë në vitin 2020 dhe është zëvendësuar me një klon apo robot – një teori konspirative e njohur që qarkullon prej kohësh në internet.
Kjo nuk është hera e parë që teori të tilla përhapen nga konspiracionistë në rrjet. Në të kaluarën, janë publikuar edhe video ku pretendohet se Biden është një person tjetër i maskuar si ai.
Veprimi i Trump ka ngritur shqetësime për përhapjen e dezinformimit nga figura të larta politike, sidomos në një kohë kur fushatat zgjedhore po intensifikohen.







