BOTA /

Trump zhvillon bisedë telefonike me Putin, zbardhet 'këshilla' që i dha dhe çështjet e diskutuara

Trump i rikujtoi Putinit praninë e trupave amerikane në Evropë.

Shkruar nga Versus
Trump zhvillon bisedë telefonike me Putin, zbardhet
Foto: Takim i mëparshëm mes Donald Trump dhe Vladimir Putin

Pak ditë pasi u rizgjodh në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Mësohet se biseda është zhvilluar të enjten më 7 nëntor.

Sipas Washington Post, mësohet se Trump e ka këshilluar Putinin që të mos e përshkallëzojë luftën në Ukrainë duke i rikujtuar atij praninë të konsiderueshme ushtarake që SHBA ka në Evropë. Lufta në Ukrainë ka qenë epiqendra e diskutimeve të dy liderëve.

Gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, Trump u shpreh i vendosur se mund të arrijë t’i japë fund luftës në Ukrainë brenda një dite nëse rizgjidhej, por pa shpjeguar sesi ka në plan ta bëjë diçka të tillë.

Ky është komunikimi i parë telefonik mes një përfaqësuesi të lartë të SHBA-ve dhe presidentit rus, Vladimir Putin. Bisedën e fundit telefonike, Putin e pati me presidentin Joe Biden në fund të vitit 2021. Ky i fundit vazhdimisht e ka akuzuar Putinin si “vrasës” dhe është zotuar se do të ndihmonte me fonde Ukrainën që t’i bënte ballë sulmit të Moskës. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: