BOTA /

(VIDEO) Betimi i Donald Trump/ Presidenti i ri zgjedh biblën e Abraham Lincoln. Pjesëmarrësit më të rëndësishëm në ceremoni

Betimi i Trump pritet të jetë një betim historik për Shtetet e Bashkuara ndërsa ceremonia po ndiqet nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Republikani bëhet presidenti i parë amerikan që nga Shekulli i 19-të që rifiton Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në një palë zgjedhje.

Shkruar nga Versus

(VIDEO) Betimi i Donald Trump/ Presidenti i ri zgjedh biblën e Abraham

Nis ceremonia zyrtare e betimit të Donald Turmp, si Presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti i ri hyri në ambientet e Capitol Hill I shoqëruar nga  Zonja e Parë, Melania, mbërritën fillimisht në Shtëpinë e Bardhë ku u pritën nga presidenti në largim Joe Biden dhe bashkëshortja e tij, Jill.

Donald Trump po ashtu shoqërohet nga fëmijët e tij: Ivanka Trump , Donald Trump Jr. , Tiffany Trump , Eric Trump dhe Barron Trump .

Menjëherë pas ceremonisë, Trump do t’u drejtohet qytetarëve amerikanë dhe do të zbulojë vizionin e tij për katër vitet e ardhshme.

Betimi i Trump pritet të jetë një betim historik për Shtetet e Bashkuara ndërsa ceremonia po ndiqet nga më shumë se 200 mijë qytetarë. Republikani bëhet presidenti i parë amerikan që nga Shekulli i 19-të që rifiton Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në një palë zgjedhje.

Në ceremony janë edhe sh-presidentët e SHBA-së, Barack Obama, Bill Clinton me gruan e tij Hillary dhe George Bush Jr me Laura mbërritën në Kapitol për inaugurimin e Trump pak minuta më parë.

(VIDEO) Betimi i Donald Trump/ Presidenti i ri zgjedh biblën e Abraham

Obama ishte vetëm dhe nuk shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Mishel, fakt ky që ka bërë shumë diskutime.

Në Capitol Hill , janë parë  edhe disa nga miliarderët e teknologjisë duke përfshirë Mark Zuckerberg, Lauren Sanchez, Jeff Bezos, Sundar Pichai dhe Elon Musk.

(VIDEO) Betimi i Donald Trump/ Presidenti i ri zgjedh biblën e Abraham

 

Poll