
Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan të mërkurën pranë Shtëpisë së Bardhë.
Nuk është e qartë në këtë kohë se në çfarë gjendjeje janë viktimat.
Autori i krimit është në duart e autoriteteve, njoftoi policia e Uashingtonit. Motivet e tij janë të panjohura, si dhe detajet e identitetit të tij.
???? BREAKING UPDATE: MULTIPLE National Guard soldiers have been SHOT near the White House
— Nick Sortor (@nicksortor) November 26, 2025
At least three casualties being reported
The shooter is reportedly still on the loose
Law enforcement racing from all throughout the city
PRAY FOR THESE TROOPS????????pic.twitter.com/u5tqnN9mVW
Incidenti ndodhi pranë stacionit të metrosë Farragut West në qendër të Uashingtonit, D.C., dhe disa qindra metra larg Shtëpisë së Bardhë .
Të shtënat çuan në bllokimin e Shtëpisë së Bardhë, me ata që ndodheshin brenda ndërtesës të evakuoheshin deri në njoftim të mëtejshëm.
Reports of a shooting near the Farragut West Metro Station in Downtown Washington, D.C., only about a mile from the White House, with casualties and fatalities including two members of the National Guard. pic.twitter.com/WwlOalaDRE
— OSINTdefender (@sentdefender) November 26, 2025
Presidenti Donald Trump ishte në Florida në kohën e sulmit. Presidenti është informuar për incidentin, konfirmoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Levitt.
"Ju lutem lutuni me mua për dy ushtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan vetëm pak minuta më parë në Uashington D.C. Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me autoritetet lokale për të mbledhur më shumë informacion", shkroi Sekretarja Christy Noem.
