BOTA /

VIDEO/ Tragjedi në Lisbonë: Rrëzohet trami turistik, 3 të vdekur dhe mbi 20 të plagosur

Ngjarja tragjike ndodhi pasi një nga kabllot e linjës u shkëput gjatë rrugës, duke bërë që teleferiku të humbiste kontrollin dhe të rrëshqiste me shpejtësi poshtë kodrës, ku më pas u përplas me një ndërtesë.

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Tragjedi në Lisbonë: Rrëzohet trami  turistik, 3 të
Pamje nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka tronditur Lisbonën mbrëmjen e së mërkurës, ku teleferiku i famshëm Gloria doli nga shinat duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Ngjarja tragjike ndodhi pasi një nga kabllot e linjës u shkëput gjatë rrugës, duke bërë që teleferiku të humbiste kontrollin dhe të rrëshqiste me shpejtësi poshtë kodrës, ku më pas u përplas me një ndërtesë.

Pamjet nga vendngjarja treguan mjetin pothuajse të shkatërruar, ndërsa ekipet e emergjencës po nxirrnin pasagjerët nga rrënojat.

Dëshmitarja Teresa d’Avo tha për televizionin portugez SIC:

“U përplas me një ndërtesë me një forcë brutale dhe u shpërbë si kuti kartoni. Nuk kishte asnjë lloj frenimi.”

Policia e Lisbonës ka konfirmuar tre viktima, ndërsa 20 persona të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike. Disa nga të lënduarit raportohen të kenë fraktura të rënda.

Presidenti i Portugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe solidaritetin e tij me të plagosurit, duke kërkuar që shkaqet e aksidentit të sqarohen sa më shpejt.

Në vendngjarje ndodhet edhe kryebashkiaku i Lisbonës, Carlos Moedas, së bashku me ekipet e policisë, zjarrfikësve dhe emergjencës mjekësore.

Teleferiku Gloria, një nga tre të tillë në Lisbonë, është një atraksion i njohur turistik që lidh qendrën e qytetit pranë sheshit Restauradores me zonën Bairro Alto, e famshme për jetën e natës. Ai është hapur në vitin 1885 dhe elektrifikuar në vitin 1915, por ka ruajtur karakteristikat e tij origjinale.

Sipas mediave lokale, disa pasagjerë kanë qenë të detyruar të hidhen nga dritaret për të shpëtuar, ndërsa raportohet se disa persona vazhdojnë të jenë të bllokuar./ Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Il Messaggero (@ilmessaggero.it)

 

 

Poll