BOTA /

Zelensky plan për t’i dhënë fund luftës me Rusinë: Do të mbyllet sipas kushteve diplomatike

Zelensky tha se planin për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, do t'ja tregojë presidentit Biden në nëntor të këtij viti.

Shkruar nga Versus
Zelensky plan për t’i dhënë fund luftës me
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar së fundmi se ka një plan që sipas tij do t’i japë fund luftës në vendin e tij, të sulmuar nga Rusia që prej shkurtit të vitit 2022.

Në forumin “Ambrosetti” të mbajtur në Itali, Zelensky tha se ka në plan që në nëntor t’i prezantojë presidentit të SHBA Joe Biden dhe kandidatëve për president Kamala Harris dhe Donald Trump planin e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

“Shpresoj se do të kem mundësinë t’ia tregoj këtë plan Bidenit dhe kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara – Harris dhe Trump, dhe të marr reagime dhe opinione rreth tij”, thotë presidenti i Ukrainës.

“Nuk kemi ndarë asgjë në këtë moment. Kontakti i parë do të jetë me Biden. Në plan nuk flasim vetëm për armët, por edhe për çështje të rëndësishme globale. Shkurt, flasim për një paketë specifike masash mbrojtëse. Dhe nëse e kemi, do të jetë një pengesë e fortë për Rusinë dhe për t'i dhënë fund luftës sipas kushteve të diplomacisë”, tha ai.

Zelensky shtoi se donte t'ia tregonte planin presidentit aktual të SHBA-së, sepse ka disa pika në të që varen nga Amerika.

Në intervistën për operacionin e forcave ukrainase në rajonin e Kurskut, Zelensky tha se kishte arritur rezultate dhe tregoi se megjithëse disa parashikonin se forcat ukrainase do të dëboheshin nga territori rus brenda pak ditësh, ushtria ukrainase është ende atje kur po kalon një muaj. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: