BOTA /

“Zoti ma kurseu jetën për një arsye”, Trump në fjalimin e fitores: Do u jap fund luftërave

"Do të ndaloj luftërat", ka qenë një mes premtimeve të dhëna nga Donald Trump gjatë fjalimit të tij të fitores.

Shkruar nga Versus

“Zoti ma kurseu jetën për një arsye”, Trump në

Donald Trump në fjalimin e tij të fitores ku shpalli fitoren në krye të Shtëpisë së Bardhë falenderoi grupin e tij të ekipit elektoral, tha se do të bëjë gjëra të cilat nuk janë bërë nga presidentë të mëparshëm.

Ndërsa risolli në kujtesë edhe atentatin ndaj tij ku arriti të mbijetonte edhe pse plumbat i kaluan shumë pranë, duke thënë se Zoti pati një arsye për këtë.

“Do kujtohet si dita kur populli amerikan mori në duart fatet e tij. Ne do të ulim taksat, do të ulim gazin dhe do bëjmë gjëra që askush më parë nuk i ka bërë.  Zoti ma kurseu jetën për një arsye, kjo arsye ishte që të shpëtoja vendin tonë dhe t’i ktheja Amerikës lavdinë e saj. Kjo nuk është e lehtë, por do përdor çdo grimcë energjie për të bërë punën më të rëndësishme në botë. Do të qeveris vetëm me një moto “Jap premtime, i mbaj premtimet”. Askush nuk ka për të më ndalur, i ftoj të gjithë qytetarët të më bashkohen në këtë mision dhe të punojmë për të ardhmen”- u shpreh Donald Trump.

Një falenderim të veçantë e kishte edhe për multimilarderin Elon Musk të cilin e konsideroi si një “gjeni” dhe tha se me gjetjet e tij do të arrijnë të bëjnë gjëra të mëdha në të ardhmen për Amerikën. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: