BOTA /

Zuckerberg e pranon për herë të parë: Shtëpia e Bardhë më bëri presion për lajmet rreth Covid-19

Shkruar nga Versus
Zuckerberg e pranon për herë të parë: Shtëpia e
Marc Zuckerberg

Themeluesi i rrjetit social “Facebook”, Marc Zuckemberg ka deklaruar së fundmi se Shtëpia e Bardhë me në krye Joe Biden si president të SHBA-ve, ka bërë presion ndaj platformës që ai drejton për të censuruar përmbajtje të caktuara mbi pandeminë “Covid 19”.

Zuckerberg tha se i vjen keq që iu desh ta zbatonte atë çfarë qeveria amerikane i kërkoi lidhur me përmbajtjen rreth Covid-19.

“Në vitin 2021, zyrtarë të lartë nga administrata e Bidenit, përfshirë Shtëpinë e Bardhë, u bënë presion të përsëritur ekipeve tona për muaj të tërë për të censuruar disa përmbajtje të Covid-19, duke përfshirë humorin dhe satirën, dhe shprehën shumë zhgënjim me ekipet tona kur nuk ramë dakord”, tha ai në një letër drejtuar Jim Jordan, kreut të komitetit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA .

“Unë besoj se presioni i qeverisë ishte i gabuar”, shtoi ai.

Gjatë pandemisë, Facebook u shtoi përdoruesve sinjalizime të dezinformatave kur komentonin ose pëlqyen postimet që gjykoheshin se përmbajnë informacion të rremë rreth Covid.

Kompania gjithashtu fshiu postimet që kritikonin vaksinat Covid dhe sugjeroi se virusi ishte zhvilluar në një laborator kinez.

Në fushatën e zgjedhjeve presidenciale në SHBA 2020, Biden akuzoi platformat e mediave sociale si Facebook për “vrasje të njerëzve” duke lejuar që në platformën e tij të postohen dezinformata rreth vaksinave të koronavirusit.

“Mendoj se kemi bërë disa zgjedhje që, me përfitimin e informacionit të ri, nuk do t’i bënim sot,” tha Zuckerberg. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: